Ja si thithin me të madhe “bari” gjimnazistët e Prishtinës (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Nxënësit në Kosovë, pos që nuk po mësojnë dhe po braktisin orët e mësimit, ata janë bërë edhe konsumues të mëdhenj të substancave narkotike. Vetëm në një ngushticë të vogël në rrugën  “Zenel Salihu”, në afërsi të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, janë parë dhjetëra nxënës duke pirë marihuanë.

Këta nxënës janë parë duke konsumuar “bari” gjatë kohës sa po mbahej procesi mësimor, rreth orës 11:00.

Lajmi.net posedon disa fotografi dhe video të ndryshme ku shihen duke pirë marihuanë, mbi një plato, në afërsi të banesave.

Nxënësit në bazë të uniformave besohet që janë të gjimnazit “Sami Frashëri”.

Fotografitë janë realizuar në kohë të ndryshme gjatë stinës së vjeshtës, ndërkohë që video është regjistruar këtyre ditëve. /Lajmi.net/

?

SHIKO MË SHUMË

Mbahet Provimi i Maturës, kaq nxënës u përjashtuan për shkak të përdorimit të telefonit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës Shtetërore, në 55...

Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Edhe sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit...

Sot mbahet provimi i Maturës

Sot në Kosovë do të mbahet provimi i Maturës, duke filluar nga ora 10:00,...