Iu bashkua Vjosa Osmanit, Kodra jep dorëheqje nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve

PUBLIKUAR

Pas më shumë se 13 vitesh angazhim në mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, Besim Kodra ka njoftuar dorëheqjen nga pozita e tij në Shoqatën për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë, duke përmbyllur një periudhë të gjatë pune në këtë organizatë.

Në një njoftim publik, Kodra ka theksuar se ky vendim vjen pas një rruge të gjatë plot sfida dhe përkushtim ndaj pacientëve dhe qytetarëve, duke shtuar se angazhimi i tij ka qenë gjithmonë i udhëhequr nga synimi për të sjellë ndryshim dhe për të ofruar mbështetje për ata që kanë pasur nevojë.

“Ka qenë një rrugëtim që më ka mësuar shumë dhe më ka afruar me njerëz që kanë pasur nevojë për mbështetje. Ndryshimi vjen vetëm kur angazhohesh me sinqeritet,” ka shkruar ai.

Kodra ka bërë të ditur se po nis një rrugë të re me të njëjtin qëllim, duke u fokusuar në përfaqësimin e qytetarëve në vendimmarrje dhe në avancimin e kauzave publike.

Ky zhvillim vjen pas përfshirjes së tij në një nismë të re politike përkrah ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e ka vlerësuar kontributin e tij shumëvjeçar në fushën e shëndetësisë dhe të drejtave të pacientëve, duke e cilësuar si një zë të rëndësishëm në këtë fushë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pamje nga Haga, avokati Prosper dhe Çollaku në disponim të mirë para vizitës te Hashim Thaçi

Avokati i presidentit Thaçi, Pierre Prosper, si dhe ish-shefi i stafit të tij, Bekim...

Gruda: Nesër duam t’i shohim të lirë Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, vendimin ndryshe e kundërshtojmë me vendosmëri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, është shprehur se PDK nesër pret...

Bedri Hamza për vdekjen e Flora Brovinës: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekes,...