Ishte djalë hasreti, ky është i riu që vdiq në aksidentin e sotëm në Dollc

PUBLIKUAR

Një aksident i rëndë komunikacioni i ka marrë jetën një të riu sot në Dollc të Klinës. Viktima është Sadik Muslija, 23 vjeçari nga fshati Dujakë i Gjakovës. Sadiku ishte djali i vetëm i familjes Muslija.

Nё kёtё aksident ishin tё përfshira njё autobus dhe njё veturё me targa vendore.

Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur derisa drejtuesi i veturës ishte duke qarkulluar nё drejtimin Prishtinё–Pejё, ku me tё arritur në fshatin Dollc, duke mos iu pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs, humb kontrollin mbi automjet dhe kalon nё shiritin pёr lëvizje nga ana e kundёrt dhe godet autobusin nё pjesёn ballore./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...