Ish ushtari i UÇK-së dorëzoi padi për Dimal Bashën

PUBLIKUAR

Ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, padit kryeparlamentarin Dimal Basha për pretendime lidhur me financimin e UÇK-së

Agim Pllashniku, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka dorëzuar një padi dhe kallëzim penal kundër kryeparlamentarit Dimal Basha.

Sipas avokatit, Gent Gjini padia ka të bëjë me pretendimet e Bashës për financimin e UÇK-së nga kartelët e drogës.

“Sot kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj kryeparlamentarit, Dimal Basha. Specialja duhet të zgjedh të gjitha dilemat, pasi Basha në një revistë shkencore për ngritjen e tij akademike ka publikuar informacione se UÇK-ja është e financuar nga kartelat e drogës dhe që kjo për neve ka qenë indinjuese, dhe për këtë është kodi penal e cila e sanksionon dhe e dënon këtë gjuhë dhe është një vepër që Bashën e pret dhe burgu”, ka thënë ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, u vendosi 5 euro në dokumente policëve

Një shtetas i huaj është arrestuar pasi, gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit në...

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...