Ish-trajneri i Chelseat akuzohet për ngacmim seksual ndaj disa grave

PUBLIKUAR

Skandalet nuk kanë fund në botën e futbollit. Ngjarje që bëhen publike njëra pas tjetrës dhe që po habitin të gjithë sportdashësit.

Ish-trajneri i Chelsea, Avram Grant po akuzohet për ngacmim seksual të disa grave, sipas një hetimi të televizionit izraelit “Channel 12”. Ky televizion transmetoi një seri të gjatë dëshmish kundër ish-trajnerit të Chelsea.

Femrat e intervistuara akuzuan Grant se u përpoq nga pozicioni i tij për t’i bindur ato të kishin marrëdhënie seksuale, sepse do t’i ndihmonte më pas në karrierë.

Një vajzë 22-vjeçare, siç raporton gazeta “The Times of Israel”, deklaroi se ishte ftuar nga trajneri në banesën e tij, ku edhe kishin ndodhur ngacmimet seksuale.

Strategu i futbollit nuk i ka mohuar akuzat, duke u shprehur se nuk ka bërë asgjë të qëllimshme: “Në jetën time jam përpjekur gjithmonë të respektoj çdo grua dhe çdo burrë. Gjithmonë jam përpjekur t’i trajtoj gratë me respekt dhe miqësi, kurrë nuk kam synuar të sillem në mënyrë të padrejtë ose të dëmtoj ndonjërën në asnjë mënyrë. U ndjeva në siklet për shkakun tim, kërkoj falje nga thellësia e zemrës sime”, ka shtuar më tej ai.

Duket se Grant mund të vuajë edhe dënimin me burg, nëse akuzat për ngacmim seksual vërtetohen.

SHIKO MË SHUMË

Gavi flet për lëndimet që s’e lënë rehat, thotë se do të kthehet shumë shpejt

Vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira për mesfushorin e Barcelonës, Gavi, i...

Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur që nga Lufta e Parë Botërore

Lojtarët e Aston Villas po përjetojnë sezonin më të mirë dhe më impresionues në...

West Hami vazhdon me rezultate negative, futbollisti fillon të qaj pas humbjes

Skuadra e West Hamit po kalon në një sezon të dëshpëruar në të gjitha...