Ish-ministri Zemaj: MSH me mosveprime ka hequr dorë nga menaxhimi i pandemisë

PUBLIKUAR

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga menaxhimi i pandemisë Covid-19, shkruan Gazeta Express.

Ai deklaroi se tash e tre muaj nuk është diskutuar për menaxhimin e pandemisë.

Zemaj theksoi se ky virus mund të luftohet vetëm me veprime konkrete.

“Qeveria – MSh , me mosveprimet e saj ka hequr dorë në menaxhimin e pandemisë. Ka tre muaj që nuk është diskutuar për menaxhimin e pandemisë.  Ky virus nuk mund të luftohet vetëm me propagandë por me veprime konkrete. Andaj në mungesë të veprimit të kësaj Qeverie, qytetarët duhet ta shtojnë kujdesin për vete dhe familjet e tyre.  Shtimi enorm i rasteve të të infektuarve, nuk duhet të shërbej  për të larguar vëmendjen nga paaftësia në resorët tjerë!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...