Ish ministri Reçica: Qeveria po e përdor rritjen e pagës minimale si instrument propagandistik

PUBLIKUAR

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka reaguar lidhur me paralajmërimet e Qeverisë për rritjen e pagës minimale, duke e cilësuar këtë si një veprim me prapavijë elektorale dhe jashtë çdo kornize ligjore.

Sipas Reçicës, në një kohë kur vendi po përballet me paqëndrueshmëri politike dhe me mundësi reale për zgjedhje të jashtëzakonshme, ekzekutivi po tenton ta përdorë këtë temë si mjet propagandistik për përfitime politike, pa respektuar proceset ligjore që rregullojnë këtë çështje.

“Rritja e pagës minimale nuk është vendim politik, por proces ligjor që kërkon profesionalizëm, përgjegjësi dhe respektim të procedurave të përcaktuara në Ligjin e Punës. Qeveria mund ta përcaktojë atë vetëm mbi bazën e propozimit të Këshillit Ekonomiko-Social (KES),” ka theksuar Reçica.

Ai ka shtuar se KES-i, si mekanizëm tripartit që përfaqëson qeverinë, sindikatat dhe bizneset, është bërë jofunksional gjatë kësaj qeverisjeje, duke u anashkaluar në mënyrë të vazhdueshme në proceset e dialogut social.

“Ky anashkalim përbën shkelje të ligjit dhe minon vetë parimin e dialogut social. Rritja e pagës minimale është e mirëpritur kur vjen si rezultat i konsensusit shoqëror dhe ekonomik, por bëhet e dëmshme kur përdoret si premtim elektoral,” ka shtuar ai.

Në fund, Reçica thekson se punëtori i Kosovës meriton dinjitet, jo manipulim politik, biznesi meriton stabilitet, ndërsa qytetari qeverisje me përgjegjësi, duke apeluar që çdo vendim për pagën minimale të bazohet në ligj dhe bashkëpunim social, e jo në kalkulime politike./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Reshjet e shiut përmbytin fshatin Zllatar të Ferizajt, uji vërshon rrugët dhe oborret e shtëpive

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në fshatin Zllatar të Ferizajt, duke...

Gucati paralajmëron protestë të madhe më 5 korrik në Zara, falëndëron miqtë kroatë për mbështetje

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është shprehur optimist për protestën e paralajmëruar më 5...

PZAP merr vendim, refuzon të pesë ankesat lidhur me zgjedhjet e 7 qershorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë sot vendim për refuzimin e pesë...