​Ish-krerët e UÇK-së i shprehin ngushëllime familjes Mustafa për vdekjen e babait të Calit

PUBLIKUAR

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka njoftuar se ka pranuar një telefonatë nga bashkëluftëtarët që aktualisht po mbahen në Hagë, të cilët kanë kërkuar që përmes organizatës t’i përcillen ngushëllimet për familjen Mustafa, pas ndarjes nga jeta të babait të Salih Mustafës – Cali.

Në mesazhin e OVL-së thuhet se ngushëllimet vijnë në emër të ish-pjesëtarëve të UÇK-së si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Pjetër Shala, Fadil Fazliu dhe Bashkim Smakaj, si dhe në emër të vetë organizatës.

“Jemi pranë familjes Mustafa me respekt, solidaritet dhe përulje në këto çaste të rënda. Kujtimi për bacën Jahja do të jetojë përherë ndër ne”, thuhet në njoftim.

OVL e UÇK-së vazhdimisht ka shprehur solidaritet me familjet e dëshmorëve dhe veteranëve, duke shërbyer gjithashtu si kanal komunikimi për mesazhet publike nga ish-pjesëtarët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

SHIKO MË SHUMË

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...

Altin Krasniqi pas ftesës së Haxhiut: Dera e shtëpisë sonë ka qenë e hapur tash e gjashtë vjet

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka reaguar pas ftesës së ushtrueses së detyrës...

Sot dita e 8-të e protestës, kërkohet liria e çlirimtarëve!

Sot do të mbahet sërish protestë në Prishtinë, për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës...