ISH-KËSHILLTARI I THAÇIT “PËRFITOI” 82 MIJË EURO

PUBLIKUAR

Ministria e Kulturës e ka subvencionuar pas vitit 2010 me 82 mijë euro Fadil Hysajn, ish-këshilltarin për kulturë të ish-kryeministrit Hashim Thaçi. Ai para tetë vjetësh ishte “përforcimi” për çështje kulturore i Thaçit dhe sa ishte këshilltar themeloi etno-teatrin në Kukaj.

Fiks 82 mijë euro para të Ministrisë së Kulturës, kanë përfunduar në llogari të Fadil Hysajt, shkruan Zëri.

Hysaj, 12 mijë euro i kishte përfituar në vitin 2010 si subvencion nga Ministria e Kulturës për shfaqjen “Hyjnesha në Fron”, derisa 70 mijë euro të tjera është subvencionuar për gjashtë vjet festivali “Etno Fest” që Fadil Hysaj e organizon në pronën e tij në fshatin Kukaj.

Gjithë këto përfitime në llogari të Hysajt kanë shkuar pak vite pasi ai ishte zgjedhur këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Nuk kishte as dy vjet të plota qëkur Hysaj ishte zgjedhur këshilltar për kulturë, ai kishte hapur në fshatin Kukaj teatrin etnik. Në një prononcim për media të publikuar në maj të vitit 2010, Fadil Hysaj në cilësi të këshilltarit të kryeministrit ishte shprehur se me mjete vetjake ia ka dalë në krye ta themelojë këtë institucion./Zëri.

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...