Ish futbollisti i Realit: “Nuk besoj se Mbappe do të shkojë në Madrid”

PUBLIKUAR

Geremi, ish futbollisti i Real Madridit, ka dhënë mendimin e tij lidhur me transferimin e mundshëm të Kylian Mbappes në Real Madrid.

Ai mendon se kjo gjë nuk është e mundur dhe se Mbappe do të vazhdojë të luajë në Paris Saint Germain.

 

“Mendimi im personal është se nuk mendoj që është e mundur. E mbani mend kur Mbappe kishte thënë ‘dëshira ime është të luaj me futbollistët me të mirë’. Tani, kur shikon skuadrën e PSG-së, a i ka të gjithë aty”, deklaroi Geremi.

“Do të më pëlqente që ait ë shkojë në Real Madrid sepse unë kam luajtur atje. Por, si lojtar, duke imagjinuar edhe veten, nuk besoj se është e mundur. Besoj se do të qëndrojë në Paris Saint-Germain”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...