Interi fitoi Superkupën pas 12 vitesh: E merituam

PUBLIKUAR

Simone Inzaghi beson se Interi meritoi të fitojë Superkupën e Italisë.

Interi e mundi në finale Juventusin duke shënuar golin e fitores në minutën e 120-të, ishte Alexis Sanchez heroi i zi e kaltërve.

Interi nuk e kishte fituar këtë trofe që 12 vite dhe Inzaghi është i lumtur që më në fund erdhi trofeu, që është edhe i pari për të në stolin e Inter.

“U ndeshëm me një skuadër shumë të fortë, që luajti si Juventusi, por nuk na krijoi shumë vështirësi. Pashë edhe shifrat, fitorja është e merituar. Donim që ta fitonim me çdo kusht këtë trofe”, u shpreh ai.

“Nuk është kurrë e lehtë që ti mundësh, edhe pse unë kisha precedentë në favorin tim përballë tyre në Superkupë. Jam shumë i kënaqur”.

“Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë, kishte 12 vite që Interi nuk e fitonte Superkupën. Kishte kaluar shumë kohë për një klub si ky”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...