Instituti Demokratik i Kosovës e rendit Lipjanin e Imri Ahmetit në krye të tabelës për transparencë 

PUBLIKUAR

Rezultatet e Transparometrit 2024 të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka rradhitur Komunën e Lipjanit në krye të tabelës, duke ndarë vendin e parë me pikë të plota.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Lipjanit, z.Imri Ahmeti ka reaguar duke thënë se ndihet mirë që komuna e Lipjanit vlerësohet në këtë nivel për sa i përket transparencës e cila është vlerë e qeverisjes së tij.
“Transparenca është vlerë e përhershme në qeverisjen tonë! Ndihem mirë që rezultatet e Transparometrit 2024, të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (  KDI), e rendisin komunën tonë, si gjithmonë, në krye të tabelës, duke ndarë vendin e parë me pikë të plota” thekson ai.
Ndër të tjerash ai ka thënë se kjo nuk është rastësi, por pasqyrimi i përkushtimit të vazhdueshëm për një qeverisje të hapur, transparente dhe me llogaridhënie ndaj qytetarëve. LipjaniNews
 
May be an image of text

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet shtetasi turk në Lipjan, shpërndante materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka shkarkuar dhe...

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku...

Kampanja “Sofra e Ramazanit” në Lipjan ndihmohen 100 familje

Në kuadër të aktiviteteve humanitare gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, Shoqata Humanitare “Bereqeti”...