Insigne rezulton pozitiv me koronavirus

PUBLIKUAR

Ylli i Napolit, Lorenzo Insigne ka rezultuar pozitiv për koronavirus dhe do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Spezias.

30-vjeçari që po vuan nga një lëndim javëve ë fundit, rezultoi pozitiv, pasi iu nënshtrua testit PCR këtë mëngjes. Ai tani është i izoluar në shtëpi dhe do të mungojë në ndeshjen e fundit të Napolit për vitin 2021.

Napoli njoftoi se pjesa tjetër e ekipit tashmë është testuar dhe rezultatet do të bëhen të ditura pasdite, me klubin që shpreson se s’do të ketë raste tjera pozitive.

Napolitanët tashmë veçse kanë mungesa nga lëndimet. Koulibaly, Ruiz dhe Osimhen janë jashtë fushave për shkak të lëndimeve.

30-vjeçari Insigne bëri 18 paraqitje në të gjitha garat deri tani këtë edicion, teksa ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar gjashtë asiste.

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...