Inovatori nga Peja zbulon një inhalator të veçantë

PUBLIKUAR

Elektricisti Smajl Mulaj nga Peja, ka zbuluar një inhalator të veçantë dhe shumë efikas për lehtësimin e frymëmarrjes, të cilin tani më e ka patentuar.

Mulaj Inhalator 3+1 e që është në funksion të personave që kanë probleme asmatike, respektivisht për të gjithë personat e të gjitha moshave që kanë vështirësi me organet e frymëmarrjes.

Ky aparat ndihmon në lirimin dhe hapjen e kanaleve të frymëmarrjes përmes avullit me medikamente të duhura.

Inhalatori ofron shërbim të njëhershëm për 4 pacientë dhe e ruan kualitetin e punës.

Mulaj ka thënë se këtë zbulim e ka bërë duke parë nevojën për ofrimin e shërbimeve për pacientë, ndërsa para një viti është ky zbulim është patentuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Aparati është vënë në punë në Spitalin e Pejës dhe mjekët thonë se nuk kanë pasur asnjë problem që nga fillimi i punës së këtij aparati, i cili po vlerësohet më shumë rëndësi për qytetarët e Pejës.

Mulaj thotë se ky rrugëtim i tij inovativ nuk është i lehtë, ka një kosto të caktuar dhe së pari ka nevojë për mbrojtje ndërkombëtare të zbulimit të tij, varësisht nga numri i shteteve, të cilat, sipas tij, në pako shkojnë 148 sosh dhe vetëm kjo e ka një kosto prej gjashtë mijë eurosh.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...