Incident në Lipjan: Dyshuesit e drogës kapen pas përplasjes dhe ndjekjes nga policia

PUBLIKUAR

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Lipjan, kur Policia e Kosovës ka tentuar të ndalë një veturë, pas informacioneve se po shitej drogë nga ata që ndodheshin në të.

Gjatë tentativës për ndalim, vetura dyshuese, një Mercedes ngjyrë hiri me targa lokale, ka goditur automjetin e Policisë dhe ka vazhduar lëvizjen, transmeton Klankosova.tv.

Pas një periudhe të shkurtër ndjekjeje, Policia ka arritur ta ndalë veturën në fjalë dhe ka arrestuar dy persona meshkuj kosovarë që gjendeshin brenda. Gjatë arrestimit, njëri prej zyrtarëve policor ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se me vendim të Prokurorit pas intervistimit, njëri nga të arrestuarit në cilësi të dëshmitarit është liruar, ndërsa personi tjetër në cilësinë e të dyshuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...