IKSHPK ka një thirrje të rëndësishme për qytetarët që testohen për Covid-19

PUBLIKUAR

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që testohen për Covid-19, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre të izoluar deri në daljen e rezultatit të testit, shkruan Gazeta Express.

IKSHPK thotë se qytetarët mund ta kërkojnë rezultatin pas 10 ditësh pas testimit, ose të autorizojnë dikë që nuk është i infektuar me virus që të shkojë në IKSHPK për ta marrë atë.

“Personat të cilët lajmërohen që kanë rezultuar pozitiv në COVID 19 e kanë të ndaluar që personalisht të vijnë në IKSHPK për të kërkuar rezultatin deri në 10 ditë pas ditës së testimit.  Individët e interesuar që të kenë rezultatin në formë të shkruar më herët, rezultatin e testimit mund ta kërkojnë përmes emailit në [email protected] ose të autorizojnë (me posedim të letërnjoftimit/pasaportës të personit testuar) ndonjë individ që nuk është i infektuar me COVID 19”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

INFORMATË OBLIGUESE PËR TË GJITHË TË TESTUARIT NË SARS CoV-2!

Të gjithë personat të cilët janë mostruar për testim në COVID 19 duhet të qëndrojnë në shtëpi/banesë deri në lajmërimin e rezultatit të testit nga IKSHPK.

Personat të cilët lajmërohen që kanë rezultuar pozitiv në COVID 19 e kanë të ndaluar që personalisht të vijnë në IKSHPK për të kërkuar rezultatin deri në 10 ditë pas ditës së testimit.

Individët e interesuar që të kenë rezultatin në formë të shkruar më herët, rezultatin e testimit mund ta kërkojnë përmes emailit në [email protected] ose të autorizojnë (me posedim të letërnjoftimit/pasaportës të personit testuar) ndonjë individ që nuk është i infektuar me COVID 19.

IKSHPK

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara....

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...