IHMK tregon si do të jetë moti sot në Kosovë

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se të premten vendi do të përfshihet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Sipas IHMK-së, kushtet agrometeorologjike gjatë kësaj jave kanë qenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore. Temperaturat e moderuara dhe freskia gjatë natës kanë krijuar kushte të mira për rritjen e kulturave pranverore, perimeve dhe pemëtarisë. Megjithatë, reshjet e pakta nuk kanë qenë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat ujore të bimëve, prandaj fermerëve u rekomandohet të vazhdojnë ujitjen, veçanërisht në kulturat perimore dhe në tokat me kapacitet më të ulët për mbajtjen e lagështisë.

IHMK thekson se në shumë rajone të Kosovës kanë nisur korrje-shirjet e grurit dhe kushtet e motit do të jenë të përshtatshme për zhvillimin e këtyre punimeve, me përjashtim të ndonjë ndërprerjeje të mundshme lokale për shkak të reshjeve të shkurtra.

Sa u përket kushteve biometeorologjike, ato vlerësohen si të favorshme për shumicën e qytetarëve. Temperaturat e këndshme gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, si dhe mungesa e vapës ekstreme, pritet të ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e popullsisë, veçanërisht te personat me sëmundje kronike. Gjatë ditës rekomandohet hidratim i rregullt dhe shmangia e ekspozimit të panevojshëm në diell gjatë orëve me rrezatim më të lartë UV.

SHIKO MË SHUMË

Pritjet në kufi, gjendja sot nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pikat kufitare të Kosovës paraqiten pa fluks mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve...

Kryesia Qendrore e LDK-së rreshtohet pas Abdixhikut, i jep mbështetje të plotë

Kryesia Qendrore e LDK-së është rreshtuar në krah të kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku...

Zbulohen armë e municion në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Një armë e gjatë gjysmëautomatike, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pajisje të...