IHMK-ja paralajmëron për erëra të forta në Kosovë

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka lëshuar një njoftim për kushte të paqëndrueshme atmosferike në vend për datën 26 mars 2026, duke paralajmëruar erëra të forta dhe rrezik të shtuar në disa zona.

Sipas njoftimit, era është kategorizuar në nivelin “e verdhë”, që nënkupton rrezik të ulët, por që kërkon kujdes nga qytetarët.

Shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 24 m/s (mbi 85 km/orë), veçanërisht në zonat mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.

Autoritetet paralajmërojnë se këto kushte mund të shkaktojnë dëmtime në prona, probleme në transport, si dhe rrezik për rrëzim të degëve të pemëve apo dëmtime në objekte si kulme, shtylla elektrike dhe reklama.

Po ashtu, rrezik i shtuar mund të paraqitet në kantieret e ndërtimit, sidomos aty ku përdoren vinça.

Instituti u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos nëse planifikojnë aktivitete në ambiente të hapura.

Rekomandohet ndjekja e përditësimeve të fundit të motit dhe shmangia e rreziqeve të panevojshme.

SHIKO MË SHUMË

Familja Ademaj i bën apel mediave: Mos shpërndani pamjet e motrës së ndjerë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot është mbajtur seanca e radhës gjyqësore lidhur me...

Hoti nga Krusha e Vogël kërkon që Serbia t’i hapë arkivat për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka deklaruar se...

Bie numri i përfituesve të ndihmave sociale, Mitrovica dhe Vushtrria me numrin më të madh të rasteve

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës, numri i familjeve...