Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

PUBLIKUAR

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka qenë e shoqëruar nga Haxhi Avdyli, i sapodorëhequr nga partia e themeluar nga Osmani, dhe nga njerëz të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lidhur me këtë, ka reaguar anëtari i LDK’së në Lipjan, Fadil Sopa. Ky i fundit ka bërë të ditur se, ka më shumë se 10 vite që familja Sopa e fton për iftar Osmanin.

‘Kjo është një traditë e familjes sonë dhe një mikpritje që e kemi ruajtur ndër vite. Përgjatë iftarit kanë ardhur shumë njerëz për ta përshendetur Presidenten dhe për fotografi. Por kjo assesi nuk është organizm partiak’’, ka shkruar ai.

Postimi:

Ka më shumë se 10 vite që familja Sopa, çdo vit gjatë Ramazanit, e fton për Iftar Presidenten Vjosa Osmani.

Edhe mbrëmë, ajo ishte e ftuar në familjen time, e shoqëruar nga familja e saj dhe kabineti i saj.

Kjo është një traditë e familjes sonë dhe një mikpritje që e kemi ruajtur ndër vite. Përgjatë iftarit kanë ardhur shumë njerëz për ta përshendetur Presidenten dhe për fotografi. Por kjo assesi nuk është organizm partiak.

 

SHIKO MË SHUMË

Kampanja “Sofra e Ramazanit” në Lipjan ndihmohen 100 familje

Në kuadër të aktiviteteve humanitare gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, Shoqata Humanitare “Bereqeti”...

Arrestohet një person në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se është ndaluar automjeti me targa lokale i drejtuar nga...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht...