Ibrahimovic: E këshillova Mbappen të shkojë në Real Madrid, por pastaj i thashë shefit të PSG-së të mos e shiste

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimovic e ka pranuar se e kishte këshilluar Kylian Mbappen të largohej nga Paris Saint-Germaini dhe t’i bashkohej Real Madridit.

Për Mbappen është përfolur shumë se mund t’i bashkohet Real Madridit dhe Ibrahimovic beson se 22-vjeçari mund të shkëlqejë në një mjedis si Santiago Bernabeu, raporton Gazeta Express.

Real Madridit i bëri tri oferta luksoze për Mbappen gjatë verës së kaluar, por PSG-ja ia hodhi poshtë ato.

Madridi pritet të kthehet për Mbappen në janar, apo më së largu verën e ardhshme kur marrëveshja e francezit me PSG-në mbaron dhe ai bëhet lojtar i lirë.

“Është e vërtetë që e këshillova atë të largohet nga klubi”, tha Ibrahimovic i pyetur nga e përditshmja italiane Correire della Sera nëse i ka thënë Mbappes të largohet.

Ibra, i cili i ka bërë 180 paraqitje për PSG-në, zbuloi se më vonë i kishte thënë presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, se do të ishte budallallëk nëse do ta linte Mbappen të largohej.

“Mbappe ka nevojë për një mjedis më të organizuar, si ai në Real Madrid. Por pastaj i thashë presidentit të PSG-së të mos e shiste”, shtoi ai.

Mbappe iu bashkua PSG-së në vitin 2017 në një marrëveshje huazimi nga Monaco fillimisht, para se të nënshkruante kontratë afatgjate./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...