Ibra shpreson në kontratë të re, Milani i pavendosur

PUBLIKUAR

Sulmuesi suedez është i gatshëm ta kalojë edhe një sezon në Milan, “Rossoneri” janë të pavendosur dhe kërkojnë kohë

Zlatan Ibrahimovic është i gatshëm ta vazhdojë eksperiencën në Milan.

Ndeshjet e para të vitit 2022 do të shërbejnë për ta kuptuar nëse sulmuesi suedez do të jetë në plan të Milanit edhe për sezonin tjetër.

“Rossoneri” duken të pavendosur për momentin pasi kohëve të fundit ai nuk po kalon nëpër një formë të mirë.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, prezenca e veteranit të sulmit po e motivon ekipin dhe Kuqezinjtë e dinë këtë.

40 vjeçari është duke e kaluar eksperiencën e dytë në Milan.

Nëse shënon gola dhe bën paraqitje të mira, atëherë atij do t’i vazhdohet automatikisht kontratë për një vit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...