I uroi vdekjen, Anxhelina i kthehet ashpër ndjekësit që i shkroi kundër Trixës

PUBLIKUAR

Beatrixa Ramosaj është banorja që është përfolur shumë pas lidhjes së saj me Donaldin.

 

Ajo morri shumë kritika të mëdha me pretekstin se ‘rrëmbeu’ Donaldin nga Bora, shkruan lajmi.net

Përtej kësaj ajo si duket po merr kritika edhe më të ashpra sa t’i urojnë vdekjen.

Vajza e tezës së saj Anxhelina e mbështetur Trixën, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

‘Shpirt i bardhë’, shkruhet krah fotos së postuar nga Anxhelina.

Por pas kësaj këngëtarja ka hasur në një mesazh aspak të hijshëm.

Tek mesazhet e saj gjendet edhe një shkrim i llojit të tillë: ‘Në qoftë se është kaq e bardhë të shkojë në parajsë pra, meqë paska mbetur bardhësia tek ajo’.

Këto fjalë nuk i kanë pëlqyer aspak Anxhelinës, e cila ka publikuar bisedën ku edhe i është përgjigjur ndjekësit.

‘Sa pa punë duhet të jesh dhe sa jetë mizerabël duhet të kesh ti që i uron dikujt vdekjen. Njeri i shpifur, të pastë zoti në dorë’, ka shkruar Anxhelina.

Beatrixa gjithashtu ka marrur akuza se nuk po luan lojën e saj por po jepet vetëm pas Donaldit./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...