I hodhën mjet shpërthyes në oborr, Policia heton rastin në Vushtrri

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se i është hedhur mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë.

Rasti ka ndodhur të premten në Vushtrri, në ora 04:50.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë hedh një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj: Diaspora po e dëshmon edhe një herë – nuk janë vëzhgues të historisë, por gardianë të saj

Pas mobilizimit të shqiptarëve në diasporë dhe protestave në mbështetje të krerëve të UÇK-së...

Osmani vlerëson lart kontributin e kolonel Krasniqit në ndërtimin e strukturave ushtarake

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në përvjetorin e vrasjes...