I burgosuri tenton arratisjen gjatë trajtimit mjekësor, sulmon zyrtarin korrektues

PUBLIKUAR

Një i burgosur ka tentuar të arratiset gjatë trajtimit mjekësor në Prishtinë, duke sulmuar fizikisht një zyrtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës.

Ndërhyrja e menjëhershme e zyrtarëve të tjerë korrektues ka bërë të mundur ndalimin e tij, transmeton Klankosova.tv.

Policia njofton se zyrtari korrektues ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas përfundimit të trajtimit dhe inicimit të rastit, është kthyer nën masa të shtuara sigurie në institucionin e vuajtjes së dënimit.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë, grabiten para dhe stoli ari nga vetura

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku...

Shtetasi turk arrestohet në Aeroportin e Prishtinës, prezantoi pasaportë false

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës pasi që i njëjti...

Policia shqipton afër 2 mijë e 200 gjoba trafiku, raportohen mbi 50 aksidente për 24-orë

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se gjatë 24...