Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

PUBLIKUAR

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjilan, ku viktima, një mashkull, është dërguar pa shenja jete në emergjencën e qytetit.

Mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij pas mbërritjes në spital.

Sipas dëshmitarëve, viktima ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë ndërsa ishte në vendin e tij të punës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), me urdhër të prokurorit.

SHIKO MË SHUMË

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të...

Përditësimi i fundit, ja sa duhet të prisni për të hyrë në Kosovë

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë përditësimin e të dhënave të fundit në...

Baraliu: Nuk shoh që do të ketë rritje të votuesve të diasporës

Bleron Baraliu në një lidhje direkte me emisionin “Adresa” ka folur rreth ardhjes së...