Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

PUBLIKUAR

Një person ka humbur jetën mbrëmë në Prishtinë, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka konfirmuar rastin për Indeksonline.

Ai tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Arshi Pipa” në Prishtinë, ku policia ka pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt).

“Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetonte plagëve. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Pllana.

Ai ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, në koordinim me prokurorin e ahtetit, ka nisur hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...