Hulumtimi ndërkombëtar, kjo është mosha mesatare e mësimdhënësve në Kosovë, kaq janë femra e meshkuj

PUBLIKUAR

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar publikimin e rezultateve të para nga Hulumtimi Ndërkombëtar për Mësimdhënie dhe Mësimnxënie – TALIS 2024, i realizuar nga OECD. Për herë të parë, Kosova është përfshirë në këtë studim, i cili përfshin 55 sisteme arsimore në mbarë botën.

Në Kosovë morën pjesë 3,281 mësimdhënës dhe 222 drejtorë të shkollave të mesme të ulëta, ndërsa anketa u zhvillua online gjatë periudhës 15 mars – 22 prill 2024, transmeton IndeksOnline.

“Mosha mesatare e mësimdhënësve në Kosovë është 44 vjeç, pothuajse e njëjtë me mesataren e OECD-së (45). Rreth 60% janë femra, ndërsa 9% janë nën 30 vjeç.97% e mësimdhënësve kanë marrë pjesë në ndonjë formë të trajnimit profesional gjatë 12 muajve të fundit, një përqindje më e lartë se mesatarja e OECD-së (91%). Megjithatë, vetëm 28% kanë ndjekur trajnime që përfshijnë përdorimin e teknologjisë digjitale në mësimdhënie”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi i plotë:

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, u vendosi 5 euro në dokumente policëve

Një shtetas i huaj është arrestuar pasi, gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit në...

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...