Ishte në kërkim nga Policia, arrestohet 21-vjeçari i dënuari për grabitje në Prishtinë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person, që ishte i kërkuar për ‘grabitje’ në Prishtinë.

I arrestuari, është F.SH  21 vjeçar, dhe i njëjti, shton policia, është i dënuar me tre vite e gjysmë burgim për veprën e lartcekur.

Postimi:

Arrestohet një person i kërkuar për ‘Grabitje’ në Prishtinë

Prishtinë, 10 qershor 2026 – Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve operative dhe hetimore me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar.

Në kuadër të këtyre angazhimeve, njësia për realizimin e urdhëresave e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë realizuar arrestimin e personit:

– F.Sh., mashkull, 21 vjeç, i dënuar me 3 (tre) vite e gjysmë burgim për veprën penale “Grabitje”.

Njësitet kompetente policore kanë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore lidhur me personin e arrestuar.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...