Hoxhaj takoi kryetarin e Preshevës, interesim për bashkëpunim më të madh ndër-institucional

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim zyrtar kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi.

Ministri Hoxhaj shprehu gatishmërinë për intensifikimin e kontakteve dhe për bashkëpunim më të madh ndër-institucional, duke shtuar se qytetarët e Luginës së Preshevës kanë mbështetjen e institucioneve të Kosovës për garantimin e të drejtave të tyre në Preshevë.

U bisedua edhe për projekte dhe aktivitete konkrete që mund të realizohen dhe që do të kishin ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Preshevës.

“Biseduam për ide projektesh dhe aktivitete konkrete të cilat mund t’i realizojmë së bashku. Realizimi i tyre do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të Preshevës”, deklaroi Hoxhaj.

Të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e kontakteve dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Kosovës dhe komunës së Preshevës për aktivitetet dhe projektet e ardhshme të përbashkëta.

SHIKO MË SHUMË

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...