Hoxhaj: Kurti e ka shkel sovranitetin e Kosovës me energjinë e blerë nga Serbia

PUBLIKUAR

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës,dhe kandidat për deputet nga PDK? Enver Hoxhaj, kritikoi ashpër menaxhimin e sektorit energjetik nga Qeveria Kurti, duke e quajtur “mafia energjetike” dhe theksoi se kjo është bërë pjesë e ekonomisë së Vetëvendosjes.

“Kurti ka blerë 811 milionë euro para të Kosovës për energji elektrike nga Serbia. Vetëm në vitin e fundit janë blerë 247 milionë euro,” tha Hoxhaj, duke shtuar se kjo situatë ka dobësuar sovranitetin e jashtëm të Kosovës.

“Qytetarët e Kosovës në fakt janë dy herë duke e paguar rrymën, duke fjetë nën thëngjill. Nuk mund të pretendojmë që dikush mund ta luftojë Serbinë nëse e financon luftën e Serbisë kundër Kosovës.”, tha Hoxhaj.

Ai gjithashtu kritikoi mungesën e planifikimit dhe prodhimit të energjisë brenda vendit.

“Pse nuk ka pas prodhim të rrymës, pse nuk ka pas planifikim të prodhimit të rrymës. Ne duhet, mbi të gjitha, në vitin 2026 ta kemi temë kryesore pavarësinë energjetike.”, tha Hoxhaj.

“Mafia energjetike është në fakt ekonomia e Vetëvendosjes. Kurti në fakt e ka dorëzuar sovranitetin e jashtëm të Kosovës në rajon më shumë në përputhje me atë se si i ka pas pritjet Serbia se sa i ka pas pritjet Kosova.”, ka thënë tutje Hoxhaj në Rubikon.

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...