Hoti: Qeveria Kurti e korruptuar deri në fyt

PUBLIKUAR

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike Kosovës ka thënë se Qeveria Kurti ka qenë e “korruptuar deri në fyt”.

“Po them kushtimisht, kështu deri në fyt, domethënë aferat të cilat përfolen, disa prej të cilave janë në procedura të organeve të drejtësisë, nuk janë vetëm përfolje të mediave, të gazetarëve hulumtues, janë pjesë e organeve të drejtësisë, janë duke u hetuar”, tha ai në dPt te Fidani në Klan Kosova.

Hoti më tutje theksoi se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën.

”Kurrë nuk ka ndodhur kështu. Kurrë nuk ka ndodhur me pasë ministër që shkojnë nëpër prokurori dhe të jenë në barrë ende si ministra ose kryeshefa të ndërmarrjeve publike që shkojnë nëpër prokurori si të akuzuar në procedura gjyqësore dhe ata ende mbahen në institucione”, shtoi Hoti.

 

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...