Hoti: Qendra e Vaksinimit në Emshir nuk i plotëson kushtet, atje mund të merret virusi

PUBLIKUAR

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se krizën me pandeminë Covid-19 dhe krizën energjetike në Kosovë nuk i ka sjellë Qeveria Kurti, shkruan Gazeta Express.

Hoti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tha se Qeveria nuk i ka menaxhuar si duhet këto dy kriza.

Edhe kjo pandemi dhe kriza pandemike që u diskutua para disa ditësh sigurisht që nuk i ka sjellë kjo Qeveri, por veprimet që i ndërmerr kjo Qeveri përcakton se sa të rralla do të jenë këto kriza për qytetarët. Edhe në shëndetin e qytetarëve, edhe në xhepat e mirëqenien e familjeve që mund të preken nga këto kriza”, ka thënë ai.

Sipas tij, situata me pandeminë vitin e kaluar ishte edhe më e rëndë.

“Reagimi edhe vitin e kaluar në pandemi e edhe tash duket ka qenë i vonuar. Vitin e kaluar situata ishte shumë më e rëndë sepse kishte shumë më tepër raste që bëheshin për spital”, tha Hoti.

Më tutje deputeti i PDK-së pati kritika edhe për zhvendosjen e Qendrës së Vaksinimit në QKMF-në në Emshir.

Deputeti Hoti deklaroi se kjo qendër nuk i plotëson kushtet që qytetarët të vaksinohen atje.

“Unë kam vërejtje edhe për mënyrën e vaksinimit për aq sa unë mund të vlerësojë sepse krejt ata njerëz që janë vaksinuar me dozën e parë, të dytën e tash edhe me të tretën, duhet të vaksinohen masivisht dhe ngushtimi i kapaciteteve siç është rasti i Prishtinës, zhvendosja e Qendrës së Vaksinimit në Emshir në QKMF ku kushtet nuk janë adekuate dhe mund të imponojnë marrjen e virusit brenda aty është shqetësuese”, ka thënë ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...