Hoti: Nëse ekziston kauzë për të cilën duhet protestuar deri në largimin e kësaj qeverie është projekti i gazit amerikan

PUBLIKUAR

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti është deklaruar lidhur me çështjen e gazit amerikan, duke thënë se nëse ekziston kauzë për të cilën duhet dalë në rrugë në protesta demokratike deri në largimin e kësaj qeverie është projekti i gazit.

Hoti në një postim në Facebook shkruan se projekti i gazit amerikan nuk është projekt i zakonshëm ekonomik, por për orientimin gjeopolitik të Kosovës, për sigurinë energjetike dhe për aleancën tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexoni të plotë postimin e Hotit:

1. Pse Kurti e refuzon projektin e gazit amerikan, në situatën kur të gjitha vendet e rajonit po përfshihen në këtë projekt strategjik për të dalë nga sfera e ndikimit rus?

2. Pse Kurti nuk ka bërë absolutisht asgjë në gjashtë vite të qeverisjes së tij sa i përket ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike?

3. Kujt i intereson që Kosova të vijojë të jetë e varur nga importi i energjisë?

Këto besoj se janë pyetjet thelbësore për secilin politikan dhe secilin qytetar.

Është për keqardhje të shohësh sa me lehtësi e tejkalojnë këtë temë disa opozitarë, të cilët mjaftohen me përdorimin e saj vetëm në kohë zgjedhjesh.

Nëse ekziston kauzë për të cilën duhet dalë në rrugë në protesta demokratike deri në largimin e kësaj qeverie është ky projekt i gazit.

Nuk bëhet fjalë për një projekt të zakonshëm ekonomik, por për orientimin gjeopolitik të Kosovës, për sigurinë energjetike dhe për aleancën tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Heshtja përballë një dëmi të tillë nuk është neutralitet – është bashkëfajësi.

Kauzë për të protestuar deri në largimin e qeverisë ka qenë gjithashtu edhe suspendimi i Kosovës nga stërvitja ushtarake “Defender Europe ‘23” në vitin 2023, si dhe pezullimi i dialogut strategjik Kosovë-SHBA në shtator 2025.

Por kur i gjithë aktiviteti opozitar organizohet rreth kapjes së posteve shtetërore, e jo rreth kauzave dhe interesit shtetëror, atëherë rezultati i zgjedhjeve është ky që e pamë të dielën e kaluar – rezultat që përpikëri reflekton politikën pa kauzë shtetërore, pa vizion dhe pa guxim.

 

SHIKO MË SHUMË

Aksident me fatalitet mes një veture e biçiklete në Prizren, arrestohet një person

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje...

KQZ: Numërimi përfundon në 28 komuna, vazhdon në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e shtatë komuna tjera

Përfundon verifikimi dhe numërimi në 28 QKN, procesohen 85% e vendvotimeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon numërimin e votave që kanë dalë nga...