Në shenjë nderimi të 27-vjetorit të rënies së katër dëshmorëve të fshatit Krojmir, Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyqi, së bashku me bashkëpunëtorët, sot bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh pranë kompleksit memorial “Katër Dëshmorët” në fshatin Krojmir.
Dëshmorët e fshatit Krojmir, Isa Olluri, Qamil Olluri dhe Enver Olluri, ranë heroikisht në Betejën e Pashtrikut, së bashku me komandantin Mujë Krasniqi dhe Bashkim Krasniqi nga fshati Zllakuqan, duke dhënë jetën për lirinë e vendit.
Nënkryetari Bytyqi theksoi se nderimi dhe kujtimi i dëshmorëve përbëjnë një udhërrëfyes të përhershëm në rrugëtimin e popullit tonë drejt lirisë. Ai shtoi se rënia e tyre heroike përfaqëson themelin mbi të cilin është ndërtuar liria dhe demokracia që sot e gëzojmë të gjithë.



