Historia rrëqethëse e nënës Pashke që dogji veten në vitin 2003, Kurti: Përkujtojmë gruan që me zjarr e shkroi historinë e dhembjes

PUBLIKUAR

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përkujtuar Pashke Markun, nënën që dogji veten në vitin 2003 pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të djemve të saj të vrarë e të djegur nga forcat serbe.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se plagët e luftës nuk shërohen pa të vërtetën dhe pa drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre.

Lexoni të plotë postimin:

Në përvjetorin e vetësakrificës, kujtojmë me nderim gruan që me zjarr e shkroi historinë e dhembjes së nënës.

Sot përkujtojmë Nënën Pashke dhe dhembjen e pamatshme të të gjitha nënave që ende presin me ankth për të vërtetën mbi fatin e më të dashurve të tyre, të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Plagët e luftës nuk shërohen pa të vërtetën dhe pa drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre.

Krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë nuk mund të harrohen kurrë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Nënën Pashke!. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...