Heshtje para seancës konstituive: A do ta mbështesin Qeverinë Kurti 3, Adem Hoxha, Duda Balje dhe Veton Berisha?

PUBLIKUAR

Edhe pak orë kanë mbetur deri në mbajtjen e seancës konstituive për formimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës dhe në kuadër të këtij procesi edhe formimi i Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar së fundmi disa takime me përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, me qëllim sigurimin e votave për formimin e Qeverisë së re, Kurti 3.

Me disa prej këtyre partive, Kurti ka arritur marrëveshje për bashkëpunim dhe mbështetje, ndërsa me disa të tjerë ende nuk është bërë e qartë nëse do të japin votën e tyre pro

Sot mbahet seanca konstituive – tre skenarët që mund ta përcjellin sot Kuvendin

Lexo po ashtuSot mbahet seanca konstituive – tre skenarët që mund ta përcjellin sot Kuvendin

Telegrafi ka tentuar të marrë qëndrim nga disa prej përfaqësuesve të këtyre partive, përfshirë kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, deputetin e zgjedhur të Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, si dhe kryetaren e Listës së Bashkimit Demokratik, Duda Balje. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka qenë i qasshëm për koment.

Pas takimit që Kurti zhvilloi të hënën me Duda Baljen për kompromise në formimin e qeverisë, si duket ka ngritur pluhur tek zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi e cila ka ngritur dyshime nëse ende do të jetë krah Kurtit apo jo.

Telegrafi provoi që të marr një përgjigje nga Rexhepi, mirëpo e njëjta nuk iu përgjigj telefonatave.

Në anën tjetër, partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë deklaruar qartë se nuk do të mbështesin formimin e Qeverisë Kurti 3.

Ndërkohë, në media është përfolur për një marrëveshje të mundshme mes Kurtit dhe kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, por ky i fundit i ka mohuar këto spekulime. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

U aksidentua një javë më parë në Shtërpcë, humb jetën gruaja që po trajtohej jashtë vendit

Një grua ka humbur jetën teksa po trajtohej jashtë vendit, si pasojë e lëndimeve...

Një grua dyshohet se sulmoi me mjet të mprehtë një burrë në Leposaviq, më pas edhe një police

Një grua është arrestuar të enjten në Leposaviq, nën dyshimin për vrasje në tentative. Sipas...

Sulmohen dy zyrtarë policorë në Prishtinë, një i dyshuar dërgohet në mbajtje

Një person është arrestuar të enjten në Prishtinë, nën dyshimin se ka sulmuar dy...