Heqja e masave pas rrokadës së kryetarëve në Veri, Kurti e mirëpret vendimin e BE’së: Ishin të padrejta nga fillimi

PUBLIKUAR

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës.

Kurti ka thënë se vazhdimisht ka thënë se këto masa kanë qenë të padrejta.

Ai ka thënë se Serbia ka kryer disa sulme në Kosovë, në Banjska dhe Ibër-Lepenc.

“Ne e mirëpresim vendimin e BE-së për të hequr masat e vendosura ndaj Kosovës. Qeveria jonë ka pohuar vazhdimisht se këto masa ishin të padrejta që nga fillimi, pasi ato sanksionuan Kosovën për përçarjet e orkestruara nga Serbia – një axhendë që çoi gjithashtu në sulme të shumta të mëdha terroriste në territorin tonë, duke përfshirë sulmin fatal në Banjska dhe një tjetër në Ibër-Lepenc që synonte infrastrukturën kritike. Gjatë gjithë kësaj periudhe, ne kemi mbetur plotësisht të përkushtuar ndaj Bashkimit Evropian, për përmbushjen e kritereve për anëtarësim dhe për të vazhduar si aleatë të përkushtuar dhe kampionë të vlerave demokratike”, ka shkruar Kurti në “X”. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Arrestohen disa zyrtarë të lartë publikë nën dyshimin për korrupsion

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar të enjten për...

Xhavit Haliti bën thirrje për mobilizim: Si dikur rreth UÇK-së, sot për fitoren e PDK-së

Xhavit Haliti, kandidat për deputet me numër 14, në listën e PDK-së ka qëndruar...

KQZ njofton për disa ndryshime në votimet nëpër përfaqësi diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se është marrë vendim që në disa përfaqësi...