Sot, Hekuran Murati nga Vetëvendosje, ia ka dhënë meritat Qeverisë Kurti për liberalizimin e vizave. Për këtë, ka reaguar Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka thënë se Murati po krenohet me punën që e kanë bërë të tjerët.
Lushaku po ashtu, ka pyetur Muratin se cilin kusht e ka plotësuar VV’ja për liberalizimin e vizave.
”Sot, Kosova është në SANKSIONE dhe më e izoluar se kurrë! Kosova ka humbë 1 miliard euro asistencë si rezultat i sjelljeve tua edhe Kurtit! Sa shkolla, rruga e sa projekti kish arritë me u realizu me këto grante, që ju ia keni humbur Kosovës”, ka shkruar ajo ndër tjerash.
Postimi:
Hekuran,
Cilin kusht për liberalizim e keni plotësu ju VV-ja, që po ke qejf me marr merita?
Ju e keni kall shtetin mos me lanë me u plotësu demarkacioni i kufirit, si kushti i fundit nga BE. Ja keni humbë Kosovës një dekadë pa liberalizim. Radhët e gjata para ambasadave të qytetarëve tanë për viza për 10 vjet kanë qenë prej jush! A keni harru cka ka bë VV asokohe, a? Demalkacioni, Demalkacioni…
Protesta, gas në Kuvend, molotov,… e çka s’keni bë për me ndërtu kauza të rrejshme për pushtet!
Sot, po krenohesh me punën që e kanë bërë të tjerët, se s’po ke çka me tregu për qeverisjen e juaj!
Sot, Kosova është në SANKSIONE dhe më e izoluar se kurrë! Kosova ka humbë 1 miliard euro asistencë si rezultat i sjelljeve tua edhe Kurtit! Sa shkolla, rruga e sa projekti kish arritë me u realizu me këto grante, që ju ia keni humbur Kosovës.
Keni me u ndëshku keq më 28 dhjetor për këto manipulime historike që ia keni bërë vendit!


