Haziri: Qeveria në detyrë më shumë po rrin në Prokurori, ky ngërç zgjidhet me marrëveshje politike

PUBLIKUAR

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri është deklaruar për media pas dështimit të 34 me radhë të konstituimit të Kuvendit.

Haziri ka thënë se ky takim konfirmoi edhe njëherë që çështjet politike dhe zgjedhjet e organeve deri në konstituim dhe funksionalizim nuk mund të zgjidhen me procedura por me marrëveshje politike

“Çështjet që kanë frymën e rregulloreve të Kuvendit dhe çështjet që ndërtohen për procedurë, nuk i zgjidhin problemet politike asnjëherë dhe në vazhdimësi do ti nënshtrohemi rregullit një ditë po një ditë jo për tu takuar”, tha ai.

Haziri shtoi se kërkojnë nga partia e parë ta menaxhoj përgjegjësinë që i ka dalë nga 9 shkurti, dhe ti jap mundësi Kuvendit të konstituohet sipas një marrëveshje eventuale që arrihet.

“Duhet ta kuptojmë se dy binarët edhe procedurë edhe marrëveshje politike, edhe deputet edhe ministër nuk mund të funksionoj qeveria në detyrë sepse ditëve të fundit kabineti qeveritar më shumë po kalojnë kohë në zyrat e prokurorisë se në zyrat e qeverisë”, tha Haziri.

Ai shtoi se opsioni i LDK-së për qeveri të unitetit është i duhuri në këto momente. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit...