“Hazard dhe Isco na e fituan ndeshjen”

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti ka lavdëruar dyshen Eden Hazard dhe Isco.

Ata u inkuadruan nga stoli në Kupën e Mbretit, duke realizuar golat që e kualifikuan Real Madridin në çerekfinale.

 

Isco realizoi golin për 2-2 derisa Hazard atë të fitores, në minutën e 116’.

Kështu, menjëherë pas sfidës, Ancelotti foli për ndikimin e të dyve në këtë sfidë, duke thënë se e dinte që me inkuadrimin  tyre, skuadra do të rritej në fushë, raporton Gazeta Express.

“Hazard dhe  Isco na e kanë fituar ndeshjen. Duhet ta theksojmë këtë sepse është vërtet domethënëse. Të dy meritojnë më shumë minuta dhe unë llogaris në të dy”, u shpreh Ancelotti.

Ai ndër të tjera tha se e kaluara mbetet në të kaluarën dhe se si Hazard, ashtu edhe Isco, do të kenë më shumë minuta në pjesën e dytë të sezonit nëse ndikimi i tyre vazhdon të jetë sikur kundër Elches. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...