Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare

PUBLIKUAR

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë, kryetarja e Kuvendit dhe njëherësh UD, Presidentja, Albulena Haxhiu ka zhvilluar sot në mëngjes një takim me stafin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit, Haxhiu ka shprehur mirënjohje dhe vlerësim për punën, përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e përditshëm të shërbyesve civilë, duke theksuar se ata janë një shtyllë e rëndësishme për funksionimin efikas të institucioneve të vendit.

Sipas saj, angazhimi i administratës publike është thelbësor për garantimin e vazhdimësisë institucionale dhe forcimin e shërbimit publik në Kosovë.

Takimi është zhvilluar në një atmosferë respekti dhe bashkëpunimi, me fokus në rolin dhe rëndësinë e administratës në jetën institucionale të vendit.

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...