Hasani: PDK ka angazhuar gjithë mekanizmin shtetëror për ta shmangur humbjen në Drenas (Video)

PUBLIKUAR

Afrimi i mbajtjes se zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit, ka nxehur garën mes PDK-së dhe Nismës për Kosovën. Në partinë e Fatmir Limajt thonë se partinë e Kadri Veselit e kanë kapur ethet e humbjes.

Anëtari i Kryesisë se Nismës, Bajram Hasani, thotë se PDK po i rrëshqet nga dora bastioni kryesor. Ai madje ka akuzuar këtë parti se ka angazhuar të gjithë mekanizmin shtetëror për të shmangur humbjen.

“Kemi ministra, zëvendësministra dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë të cilët po merren më fushatë, në vend qe të merren më punët e tyre. Enver Hoxhaj do të ishte më mirë të ushtrojë funksionin e ministrit të Jashtëm e të sjell njohje të reja, sesa të merret me fushatë”, ka thënë Hasani.

Sa i përket tërheqjes se kandidatëve të pavarur, ai thotë se kjo ka ardhur si rezultat i pazareve politike.

“Atyre kandidatëve u janë premtuar pozita në qeveri. Është një lojë e pamoralshme. Edhe në politike duhet të ketë etike”, ka shtuar ai. /Tribuna Channel/

SHIKO MË SHUMË

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...