Haradinaj vaksinohet për herë të tretë, ka një kërkesë për Qeverinë

PUBLIKUAR

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është vaksinuar sot me dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19, shkruan Gazeta Express.

Ai u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të vaksinohen poashtu.

Ndërkaq ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i heq masat kufizuese ndaj virusit Covid-19.

“Vaksina mbetet mbrojtja kryesore nga pandemia që e ka përfshirë globin. Unë sot e mora dozën e tretë përforcuese dhe ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të vaksinohen. Krejt format e tjera kushtëzuese e ndëshkuese ndaj qytetarëve dhe bizneseve, siç janë ora policore, mbyllja e gastronomisë dhe masat e tjera shtrënguese, janë të paefektshme dhe i kërkoj qeverisë që t’i heq ato”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...