Haradinaj për komunat që kanë fituar: Është një ndjenjë përgjegjësie, i lus kryetarët që të punojnë

PUBLIKUAR

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kanë rritur votat në nivel nacional dhe se kanë fituar në të gjitha komunat që ka qeverisur deri tani.

Ai para mediave ka përgëzuar kandidatët e komunave ku si parti kanë fituar zgjedhjet.

“Urime të gjithë qytetarëve të vendit, të gjithëve, për zgjedhjet e lira e të mira që kanë ndodhur sot. I falënderoj të gjitha institucionet e vendit për punën që kanë bërë. Po ashtu, i bashkohem festës në Suharekë ku po festojnë kolegët tonë. Qytetarët e Suharekës i përgëzoj për fitoren e tyre. Vërtet kryetari Bali Muharremaj është kryetari më i mirë. I bashkohem festës në Rahovec”.

“Qytetarët e Rahovecit i janë bashkuar kryetarit të tyre, Smajl Latifit. I bashkohem po ashtu festës në Gjakovë. Ardian Gjini e ka arritur fitoren më bindëse të mundshme, ky është një lajm i mirë edhe për Gjakovën sepse vërtet ka bërë një punë të mirë. I bashkohem festës në Klinë, kryetari Zenun Elezi ka fituar bindshëm. Deçani vazhdon me festu, edhe pse në rund të parë. AAK-ja i ka fituar të gjitha komunat që ka qeverisur me to. Është një rezultat i mirë, jemi të gëzuar. Është një ndjenjë përgjegjësie, i lus kryetarët që të punojnë”, tha ai.

Sipas tij, është konfirmuar një besim i rritur për AAK-në në nivel nacional.

“Kemi marrë për parti 87 mijë e 500 vota, e kemi rritur numrin dhe prezencën tonë, në disa komuna do të qeverisim, në disa tjera do të bashkë qeverisim”, tha ai. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...