Haradinaj: Opozita duhet të ketë Presidentin ose Kryeministrin

PUBLIKUAR

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se partitë opozitare mund ta ndihmojnë Kosovën duke qenë bashkëvendimarrëse në një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas Haradinajt, s’është mirë për vendin nëse një parti merr hise vetëm në qeveri por s’ka në dorë ndonjë pozitë vendimmarrëse.

Ai ka thënë se nëse Kurti ka logjikë demokratike, atëherë e lexon rezultatin e zgjedhjeve si bashkëvendimarrje.

“Kurti po dëshiron me e poshtëru opozitën duke i ofru vetëm pjesëmarrje në qeverisje. Udhëheqësit e regjimit totalitar frikësohen nga bashkëvendimarrja. Opozita s’duhet që vetëm të marrë pjesë në qeverisje”, ka thënë Haradinaj.

“A e lexon rezultatin si bashkëvendimarrje. Nëse e lexon si bashkëvendimarrje, nëse nuk e lexon kështu është e kotë të ketë takime. Nuk mendoj që opozita e ndihmon Kosovën duke u bërë pjesë e qeverisë vetëm për përfitime të pushtetit. Opozita e ndihmon Kosovën vetëm nëse bohet pjesë e vendimmarrjes. Por nëse kemi rol në bashkëvendimarrje, atëherë po”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, opozita duhet ta ketë njërën prej pozitave, Presidentin ose shefin e Qeverisë./Express/

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...