Haradinaj falënderon qytetarët për besimin dhe uron për fitoren e AAK-së

PUBLIKUAR

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë kryetarët, që edhe një herë vërtetuan mandatin e tyre edhe për katër vitet e ardhshme.

Tutje Haradinaj tha se Aleanca do të vazhdojë të kryej detyrën e saj për të cilën është themeluar dhe ka marrë vazhdimisht besimin tuaj.

Ndër të tjera Haradinaj tha se para njëzetenjë vite më parë u nisëm bashkë me besim në Zot, Atdhe e Shtet.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Struktura, mbështetës e simpatizantë të Aleancës,

U nisëm bashkë me besim në Zot, Atdhe e Shtet, njëzetenjë vjet më parë. Kaluam sfida të shumta, të cilat i përballuam me punë, sinqeritet e atdhedashuri.

Deri më 14 nëntor, Aleanca i dha Kosovës një pjesë të historisë së suksesit. Shumë të arritura të rëndësishme të Republikës sonë, pavarësimi energjetik, Ushtria, Ligji për Kryeqytetin, taksa 100% e shumë të tjera, tregojnë qëndrueshmërinë tonë dhe forcën për të qenë gardian të interesit qytetar.

Dita e sotme na gjen krenarë por jo arrogantë, fitues të zgjedhjeve në një numër të konsiderueshëm por njëkohësisht shërbëtorë të interesave të qytetarëve. Janë mbi 96 mijë vota për Aleancën dhe pesë komuna ku do të udhëheqim, Gjakova, Suhareka, Rahoveci, Deçani dhe Klina, e jemi në pritje të fitores edhe në Junik. Janë afër 300 mijë qytetarë, që jetojnë në komunat ku ne do të qeverisim, që presin nga ne që të bashkëqeverisin dhe të rrisin cilësinë e jetës së tyre.

Duke uruar kryetarët Ardian Gjini, Bali Muharremaj, Smajl Latifi, Bashkim Ramosaj dhe Zenun Elezaj, ju siguroj se do të vazhdojnë të jenë kryetarët më të mirë në vend dhe gjithmonë pranë jush.

Një urim të veçantë për kandidatët Bekë Berisha, Agron Kuçi dhe të gjithë të tjerët, struktura e aktivistë, që vendosën themele të forta në kështjellën tonë të madhe.

Aleanca do të vazhdojë të kryej detyrën e saj për të cilën është themeluar dhe ka marrë vazhdimisht besimin tuaj. Ky besim që është i shenjtë për ne, do të kthehet me punën dhe devotshmërinë tonë për realizimin e qëllimeve të përbashkëta.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...