Haradinaj e quan qesharake seancën ku po diskutohet për presidentin: Këtë s’e njeh historia

PUBLIKUAR

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në DPT te Fidani në Klan Kosova, ka folur për seancën e jashtëzakonshme në Kuvend kur është duke u diskutuar  për çështjen e presidentit.

Haradinaj tha se nuk ndodh askund në botë, që parlamenti thërret seancë të jashtëzakonshme për të biseduar për çështjen e presidentit.

“Më shumë duket qesharake, dmth me shku me thirrë seancë të jashtëzakonshme me diskutu për përzgjedhjen e presidentit, këtë nuk e njeh historia parlamentare jo vetëm në Kosovë, as në rajon e askund nuk kam degju ndonjëherë që thirret seancë për me diskutu për përzgjedhjen e presidentit. Kjo mendoj është absurd se çka ka ndodh”, ka thënë Haradinaj

Ai poashtu bëri të ditur se më shumë prej deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje  ka shoqëri, ndërsa janë parë se shumica janë tepër të demotivuar dhe të dëshpëruar.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...