Haradinaj citon Sami Frashërin për t’i çuar mesazh kryeministrit Kurti

PUBLIKUAR

Ramush Haradinaj ka cituar një prej figurave më të vlerësuara nga kryeministrit Albin Kurti, për t’i çuar mesazh atij, shkruan Gazeta Express.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj po vazhdon opozitarizmin ndaj Qeverisë Kurti në Facebook dhe në Kuvend, ku është deputet.

Ka pasur disa replika në seanca me kryeministrin Kurti, sidomos për krizën energjetike nëpër të cilën po kalon Kosova, ndërsa ato i përcjell edhe me shkrime në rrjete sociale.

Në postimin e fundit, Haradinaj ka shpërndarë një fjali që thotë, “Atdhetaria dhe humanizmi bëhet me punë e jo me fjalë; kush tregohet i tillë me fjalë, është një mashtrues”,

Në fund, Haradinaj, ka vendosur emrin e shkrimtarit rilindas, Sami Frashëri, për të cilin kryeministri i tanishëm ka thënë në vitin 2019 se e konsideron ndër tri figurat më të mëdha shqiptare.

Ndryshe, Kryeministri Kurti është deklaruar disa herë për krizën me energjinë elektrike në vend. Derisa kritikohet shumë qeveria e tij dhe distributori privat i rrymës për gjendjen ekzistente, ai sot tha se ose do të vazhdojnë reduktimet e rrymës elektrike, ose do të shtrenjtohet rryma. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...