Hapet thirrja për operatorët ekonomikë të transportit, qeveria do të subvencionojë transportin publik

PUBLIKUAR

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se është hapur thirrja për operatorët ekonomikë të transportit për operim në linjat që janë ekonomikisht jo profitabile.

Durmishi thotë se përmes kësaj mase, qeveria do të subvencionojë transportin publik për qytetarët, me fokus të veçantë komunat e veriut të Kosovës.

“Ky është një hap konkret për të garantuar qasje më të mirë në shërbime, lëvizje më të lehtë dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht zonës ku jetojnë”, ka shkruar ndër të tjera Durimishi.

SHIKO MË SHUMË

“Në një moment vendimtar për shqiptarët e Luginës”, Kamberi niset drejt Uashingtonit

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se është...

PZAP aprovon ankesën e Listës Srpska: Vendimi i KQZ-së në kundërshtim me dispozitat ligjore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar ankesën e Listës Srpska ndaj Komisionit Qendror të...

Moti sot: Vranësira dhe ngrica, temperaturat deri -4 gradë

Të martën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me...