Hamza: Kemi ujdi për koalicion para dhe paszgjedhor me Listën për Familjen

PUBLIKUAR

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar për marrëveshje koalicioni para dhe pas zgjedhor me Eman Rrahmanin e Listës për Familjen.

‘’Bashkë me z. Eman Rrahmani dhe anëtarët e tjerë të Listës Familja kemi bërë marrëveshje për koalicion para dhe paszgjedhor’’, tha Hamza në një konferencë të përbashkët për media.

Hamza tha se qëllimi i kësaj marrëveshje është “t’i bashkojmë forcat në funksion të asaj që të bëjmë progres dhe ta ndryshojmë gjendjen në vend, duke përfshirë ekonominë, drejtësinë, arsimin, shëndetësinë, energjinë, sigurinë dhe normalisht duke pasë kujdes edhe për mirëqenien dhe familjen”.

“Unë jam i bindur se ky është një koalicion i qëndrueshëm dhe bashkërisht ne do të kemi sukses”.

Kryetari i PDK-së tha se kandidatët nga Lista për Familjen  që do të jenë në listën garuese janë “vlerë e shtuar”.

SHIKO MË SHUMË

Ministria e Infrastrukturës: Uji i grumbulluar në “Arbën Xhaferi” është larguar

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar pas...

Policia në Prizren e gjobit me 300 euro nënën pasi la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë

Një grua është gjobitur me 300 euro në Prizren, pasi i kishte lënë fëmijët...

Ngjarje e rëndë në Koshare, një grua 71-vjeçare gjendet e vdekur në bunar

Një grua 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një bunar në fshatin Koshare...